MEDIA TALK
Broja i kërkuar, Chelsea nuk e ka të sigurt
15 February, 2022 @13:53
Futbollisti i Shqipërisë, Armando Broja, pas lojërave të mira të treguara te Southamptoni, ku është si huazim nga Chelsea, është i vërshuar nga kërkesat prej klubeve të ndryshme, jo vetëm angleze.
Njoftimin e kanë bërë të ditur mediat angleze, ndërsa sulmuesi kuqezi thuhet të jetë i hapur për të gjitha opcionet që i garantojnë atij minuta në ndeshje.
Deri tash, Broja ka shënuar tetë herë për Southamptonin në të gjitha garat, ndërsa ka bërë edhe një asistim në proces. Ai ka kontratë valide me Chelsea deri në verë të vitit 2026.