GRIZZLIES - BUCKS

Bucks në super formë, seria ngritet në 17
14 December, 2019 @9:39
Aktualisht skuadra më në formë në NBA, Milwaukee Bucks, duke e mposhtur Memphis Grizzliesin me rezultat 114-127, e ngriti serinë e fitoreve në 17 ndeshje rresht.
Super ylli i Bucksit, Giannis Antetokounmpo, ishte përsëri më i miri i skuadrës. Ai luajti me 37 pikë, 11 kërcime e 2 asistime, derisa ndihmë mori edhe nga Khris Middleton me 26 pikë të tjera.
Te Memphisi shkëlqeu Jaren Jackson Jr me 43 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.
Milwaukee me 23 fitore e 3 humbje gjendet në krye të Konferencës Lindore, kurse Memphisi me 8 fitore e 17 humbje në pozitën e 13 në Konferencën Perëndimore.