Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Bundesliga vazhdon më 9 maj

Bundesliga vazhdon më 9 maj


20 April, 2020 @23:01

Edhe nëntë xhiro kanë mbetur në Bundesligë për të përfunduar stinori, ndërsa sot politikanët atje kanë sugjeruar që futbolli mund të rinis më 9 maj, përkundër se rastet me coronavirus nuk është që po ulen në Gjermani.

Gjermanja Bild ka cituar Markus Soderin, kreun e Bavarisë, që ka thënë se më e durueshme është një fundjavë futbolli pa tifozë, sesa një fundjavë pa futboll fare.

Përndryshe, pjesa e madhe e klubeve të Bundesligës kanë nisur të stërviten me kushte të veçanta dhe Bundesliga, duke respektuar rregullat e shtetit për mbrojtje nga coronavirusi, do të mund të nis aktivitetin më 9 maj.

Në Gjermani janë afro 150 mijë të infektuar me coronavirus, prej të cilëve 91 mijë e 500 të shëruar, ndërsa mbi 4 mijë e 700 kanë ndërruar jetë.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga