FLET SELEKTORI
Bunjaki me komunikatë për lojtarët
15 August, 2016 @18:41
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka thënë se nuk do të prononcohet për media derisa të qartësohet lista e Kosovës për kualifikime drejt “Rusia 2018”.
“Duke pas parasysh momentin shumë të rëndësishme nëpër të cilin po kalojmë, faktin që është periudha kur duhet të vendoset për shumicën e futbollisteve tanë, kam vendosur që për të shmangur çdo keqkuptim, apo keqinterpretim, te mos jap prononcime për media në këtë kohe, deri pas përfundimit të kësaj çështjeje, përkatësisht në prag të lojës me Finlandën”, ka thënë Bunjaki.
Duke treguar që ka respekt të madh për punën e mediave dhe që gjithmonë është i hapur me ato, për shkak të momentit të rëndësishëm, ai ka thënë se më mirë është të ketë një moment qetësie.
“Pas qartësimit, do të jem sërish i hapur për ju dhe pres bashkëpunim si çdoherë,” ka shtuar Bunjaki.