I TRETI
Herolind Shala, i treti me radhë ‘PO’ Kosovës?!
15 August, 2016 @18:12
Mesfushori i kombëtares shqiptare që nuk u ftua nga Gianni De Biasi në EURO 2016, Herolind Shala, është lojtari i tretë me radhë që kuptohet t’i ketë thënë ‘po’ Kosovës.
Sipas burimeve brenda FFK-së, besohet që mesfushori 24 vjeç i Spartës së Pragës brenda ditëve në vijim të zyrtarizohet si lojtari i radhës që do të jetë nën urdhërat e Albert Bunjakit në përfaqësuesen e Kosovës.
GRUPET KUALIFIKUESE DHE NDESHJET E KOSOVËS PËR RUSIA 2018
Milot Rashica dhe Alban Meha, kanë qenë dy futbollistët tjerë që i kanë thënë ‘po’ Kosovës.
Kosova ndeshjen e parë kualifikuese do ta zhvillojë ndaj Finlandës më 5 shtator si mysafir në Turku.