TRANSFER
Burim Sadiku kalon te Vushtrria
16 July, 2017 @18:58
Gardiani i deritashëm i Drenicës, Burim Sadiku, përmes një njoftimi në llogarinë e tij personale në facebook, bëri të ditur që u largua nga Drenica.
Sadiku rikthehet te Vushtrria aty ku u zhvillua si portier, derisa i falenderoi të gjithë trajnerët që ka punuar së bashku te klubi kuqezi.
Vushtrria stinorin e kaluar në Ligën e Parë përfundoi në pozitën e gjashtë.