Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYQTARËT

Çaka dhe Nuza, në duelet e mëdha të Kupës

Çaka dhe Nuza, në duelet e mëdha të Kupës


16 March, 2022 @10:19

Sot e nesër luhen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës, që do të nxjerrin ekipet gjysmëfinaliste të garës, garë kjo që siguron një biletë për “Evropë”. 

Përballjet më interesante, që priten me padurim nga adhuruesit e futbollit, i janë besuar dy gjyqtarëve më me emër dhe me FIFA stemë nga Kosova, Dardan Çaka dhe Genc Nuza.

I pari do të jetë në përballjen mes Ballkanit dhe Prishtinës, ndërsa i dyti do të drejtojë ndeshjen Llapi - Gjilani.


KUPA E KOSOVES, ÇEREKFINALET (Gjyqtarët kryesorë):


E mërkurë, 16.03.2022

Drita - Ulpiana, Besfort Kosumi
Llapi - Gjilani, Genc Nuza
Ballkani - Prishtina, Dardan Çaka

E enjte, 17.03.2022

Ramiz Sadiku - KEK, Erdall Zasella.

Çerekfinalet, pra 1/4 e finales së Kupës, luhet me një ndeshje dhe bileta për gjysmëfinale përcakohet pas dueleve të vetme. Nëse fituesi nuk përcaktohet në 90-minuta lojë, atëherë luhet lojë shtesë dy herë nga 15-minuta, e sipas nevojës edhe penalltitë.
Të gjitha ndeshjet nisin në ora 13:00 të ditës përkatëse.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës