CAS
Caktohet data e seancës gjyqësore për ndeshjen Serbi-Shqipëri
19 February, 2015 @15:39
Më 17 prill do të jetë ditë kritike për kombëtaren e Shqipërisë.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, te e cila është ankuar FSHF-ja për vendimin e UEFA-së për ndeshjen e ndërprerë ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, ka caktuar këtë datë, ku do të mbahet seanca gjyqësore në Llozanë të Zvicrës dhe pritet të merret vendimi përfundimtar në lidhje me këtë ndeshje.
Ndeshja ishte ndërprerë në minutën 41’ pas dhunës që u krijua në stadiumin e Beogradit, derisa u sulmuan fizikisht edhe futbollistët shqiptarë nga tifozë dhe zyrtarë të tjerë të stadiumit.
UEFA kishte vendosur që ndeshja të regjistrohet me rezultat zyrtar 3-0 në të mirë të Serbisë, por pikët e fituesit nuk iu dhanë kësaj të fundit.