ZYRTARE
Milicaj i Besës, konfirmon Istogu
19 February, 2015 @12:50
Besa e Pejës ka transferuar edhe zyrtarisht Mark Milicajn, sulmuesin e ekipit të Istogut në vjeshtë.
Lojtari u paralajmëruar muaj më parë si përforcim, mirëpo pasi që kishte kontratë me Istogun deri në fund të stinorit, ekipi i tij, nuk e lëshoi pa u paguar dëmshpërblimi prej 5 mijë eurosh.
Sot, faqja zyrtare e Istogut ka bërë të ditur se Milicaj, që gjendet në përgatitje për fazën pranverore të kampionatit me Besën, do të jetë lojtar i Besës me letra, pasi që klubi pejan i ka paguar 5 mijë eurot e kërkuara si dëmshpërblim për ‘të.