MEDIA
Olayinka te Trepça’89!
18 February, 2015 @21:26
Futbollisti i ri nigerian, Peter Olayinka, është futbollisti më i ri i Trepçës’89 ka bërë të ditur tiranasja Panorama Sport sot.
Olayinka, që ka qenë golashënuesi më i mirë i kampionit aktual të Shqipërisë, Skënderbeut, me 6 gola të shënuara në 15 ndeshje, do të luaj deri në fund të këtij stinori për ekipin mitrovicas, pasi që u suspendua nga Federata Shqiptare e Futbollit, për 4 muajt e ardhshëm!
Arsyeja e suspendimit të tij, është se futbollisti në fjalë në fillim të këtij stinori kishte nënshkruar dy kontrata, fillimisht me Kukësin, pastaj me Skënderbeun, derisa veshi fanellën e kampionit gjatë stinorit.
Trepça’89 ka përfunduar vjeshtën në pozitë të katërt të tabelës së klasifikimit, derisa ditë më parë ka paralajmëruar këto përforcime.