UKRAINË
Mbrojtja e Shakhtarit duroi Bayernin
18 February, 2015 @0:10
Skuadra e Mircea Lucescut, Shakhtar Donetsk, përkundër se po luan në qytet tjetër për shkak të luftimeve në qytetin e Donetskut, ka arritur të ndalë makinerinë e Bayernit, duke mos pësuar në ndeshjen e parë të së tetës së finales.
Arjen Robben ka qenë rreziku kryesor për ukrainasit, derisa krahu fantastik holandez ka provuar në disa raste me depërtimet e tij karakteristike t’i shkaktojë telashe Shakhtarit, që në fund qëndroi.
Mesfushori i Bayernit, Xabi Alonso, regjistroi sonte paraqitjen e tij jubilare, të 100-të në Ligë të Kampionëve, mirëpo kjo natë nuk do t’i lë shumë përshtypje në kujtesë, pasi që ish mefsushori i Real Sociedadit, Liverpoolit dhe Real Madridit u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 65-të të ndeshjes.
Pep Guardiola me ekipin e tij tash duhet të kërkojë fitoren në Allianz Arena, derisa Shakhtari me çdo barazim me gola do të mund të shpresojë në çerekfinale, që duket të ketë qenë edhe kërkesa kryesore e trajnerit me përvojë rumun, Lucescu.