QENDRA NERVORE E UEFA-së
Kush është njeriu që vizitoi FFK-në sot?!
16 February, 2015 @20:42
Theodore Theodoridis, është zëvendës Sekretari Gjeneral i UEFA-së dhe drejtor i divizionit për Asociacione Nacionale.
Ai përshkruhet si qendra nervore e aktiviteve dhe ngjarjeve në UEFA, derisa është shef i kabinetit të kryetarit të UEFA-së, Michel Platini.
Divizioni i Asociacioneve Nacionale është lidhja kryesore e të gjitha anëtareve të UEFA-së dhe u jep ndihmë Asociacioneve në të gjitha nivelet.
Ajo trajnon stafin e çdo Federate në UEFA, krijon profesionistë në menaxhim dhe operim lidhur me punën në dhe me UEFA-në, licencim të klubeve, përgjegjësitë sociale, programit për zhvillim, etj.
UEFA-ja numëron 54 anëtare si Konfederatë, derisa Kosova pritet të jetë anëtarja e 55-të e saj.
Theodore Theodoridis ka qenë në vizitë në Gjibraltar para se ky vend të pranohet nga UEFA.
Nga vizita e tij sot në Kosovë