VJEN ZYRTARI
Hapi i parë drejt pranimit në UEFA
16 February, 2015 @20:02
Zyrtari i lartë i UEFA-së, Theodore Theodoridis, shef i kabinetit të presidentit të UEFA-së, Michel Platini, ka qëndruar sot në Kosovë, ku ka bërë vizitë zyrtare në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe është takuar me krerët e FFK-së.
“Nga ana e tij z. Theodoridis duke shpreh falenderimet për mikpritje, theksoi se është këtu në Kosovë, për tu njohur nga afër me zhvillimin e futbollit dhe që bashkarisht të gjejnë zgjidhje për tejkaluar pengesat ligjore që FFK-ja të antarësohet në UEFA, por për të ndohë kjo duhet që FFK-ja të organizohet mirë brenda saj, klubet duhet kenë nj organizim të mirëfilltë dhe që të jenë të gatshme dhe mbi të gjitha kërkohet përmirësimi i infrastrukturës dhe për të gjitha këto do të jemi të gatshëm që ta ndihmojmë FFK-në që në momentin e duhur të jetë e gatshme për këtë pranim,” shkruhet në njoftimin e dërguar nga FFK në adresë të Borozani.com
Më pas, Theodoridis është takuar edhe me këshilltarin për sport të ministrit të MKRS-së, Muharrem Sahiti, derisa më vonë edhe me kryeministrin e vendit, prej të cilit ka kërkuar që t’i ndihmohet FFK-së dhe infrastrukturës futbollistike në vend.