GOLI I GIROUD
E gjithë skuadra për Giroud!
17 February, 2015 @17:46
Arsenali kishte shënuar fitore kundër skuadrës Middlesbrough ditë më parë me rezultat 2-0, në kuadër të Kupës FA, derisa që të dy golat ishin shënuar nga sulmuesi françez i topxhinjëve, Olivier Giroud.
Mirëpo më e veçanta nga kjo ndeshje ishte goli i parë i sulmuesit 28 vjeçar.
Topi i cili përfundoi në rrjetë në minutën 27’ të ndeshjes, kaloi nga këmbët e të gjithë lojtarëve të Arsenalit, para se goditja përfundimtare të vie nga Giroud.
Akcioni i golit u nis nga portieri Szczesny, duke u pasuar topi plotë 19 herë për të arritur deri tek goli.
Skemën e akcionit të golit të parë të Arsenalit dhe përmbledhjen e ndeshjes Arsenal - Middlesbrough mund ta shihni më poshtë...
Video