PRETENDENTËT E SUPERLIGËS
Llapi, Liria e Gjilani, në Durrës
16 February, 2015 @21:04
Lideri i Ligës së Parë, Llapi, vendi i dytë, Gjilani dhe e katërta, Liria, po tregohen si skuadrat e vetme që me të vërtetë po kërkojnë inkuadrimin në Superligë stinorin që vjen.
Liria, dy ditë më parë u nis për në Durrës, derisa të njejtën gjë dje e bëri Gjilani e sot Llapi.
Skuadrat pritet që të qëndrojnë në bregdetin shqiptar pranë Adriatikut për një fazë përgatitore 10 ditore, ku pritet të luajnë edhe ndeshje miqësore kontrolluese për tu përgatitur sa më mirë për pjesën e dytë të stinorit.