FUTBOLL I FEMRAVE
Prishtina triumfon në finale
18 February, 2015 @13:19
Skuadra e Prishtinës ka dalë fituese në turneun e Pavarësisë 2015, të organizuar nga FFK-ja. Të tetë skuadrat e Superligës, morrën pjesë në këtë turne të futbollit të vogël, ku Prishtina mposhti Mitrovicën në finalen me rezultat 4-1.
Për Prishtinën në këtë ndeshje u paraqitën: Liridona Syla, Qendresa Krasniqi, Advije Veliu, Blerta Kaçiu, Lumturije Muhadri, Edona Kryeziu, Shqipe Berisha, Pranvera Tasholli, Afërdita Ademi, Agnesas Gashi dhe Gresa Berisha.
Ndërsa finalistja Mitrovica, kishte në përbërje këto lojtare: Diellza Musa, Donjeta Haxha, Gresa Haziri, Fortesa Bejta, Blerina Musa, Egzona Zeka, Besjana Skenderi, Gentiana Lushtaku, Qendresa Bajra dhe Jehona Ademi.