GJYQTARËT
Caktohet gjyqtari i derbit Drita - Ballkani
7 May, 2021 @15:57
Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë publike zyrtarët që janë caktuar për xhiron 34 në Superligë dhe xhiron 26 të Ligës së Parë.
Ndeshja kryesore e javës, ajo në mes të Dritë dhe Ballkanit që do të luhet të dielën në Gjilan, do të drejtohet nga gjyqtari kryesor Visar Kastrati, i cili do të ndihmohet nga gjyqatrët anësorë Fatmir Sekiraqa dhe Meriton Berisha, si dhe gjyqtari i katërt, Bardh Ajeti.
Ndeshja e lideres, Prishtinës, përballë Feronikelit do të drejtohet nga Mervan Bejtullahu.
Gjyqtari Besfort Kasumi do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Trepça ‘89 - Gjilani, Shpëtim Murtezi në ndeshjen Arbëria - Drenica, si dhe Genc Nuza në ndeshjen Llapi - Besa.