Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

Caktohet orari i finales së Kupës në konkurrencën e grave

Caktohet orari i finales së Kupës në konkurrencën e grave


17 May, 2021 @20:35

Federata e Futbollit e Kosovës ka caktuar orarin e ndeshjes finale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e grave.

Sipas njoftimit nga faqja e FFK-së, finalja do të luhet të mërkurën (më 19 maj) në orën 16:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Në finale do të përballen skuadrat KFF Mitrovica dhe KFF Kosova VR (P).

Ndeshja do të zhvillohet pa praninë e tifozëve dhe vetëm me pjesëmarrjen e zyrtarëve të klubeve dhe mysafirëve të paraparë me protokollin anti COVID-19.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës