LOJTARI I VITIT

Cambiasso s’vazhdon me Leicesterin
21 July, 2015 @21:52
Esteban Cambiasso, ish lojtar i Real Madridit dhe Interit, nuk do të vazhdojë kontratën me ekipin e tij të deritashëm, Leicester City.
Vetë lojtari ka thënë se nuk do të jetë më pjesë e klubit, derisa njoftimin e ka dhënë tash, për shkak që ekipi të ketë kohë për të gjetur zëvendësimin e tij.
Leicester City ka shpëtuar stinorin në Premier League me performanca ‘gladiatoreske’ në xhirot e fundit të elitës, derisa argjentinasi 34 vjeç u përzgjodh lojtar i vitit në ekipin e Dhelpërave.
Argjentinasi ka pasur kontratë një vjeçare me klubin dhe nuk e ka parë të arsyeshme ta vazhdojë atë, kur klubi ia dorëzoi ofertën e radhës për stinorin në vijim.
Leicester City ka emëruar trajner italianin e famshëm, Claudio Ranieri, për këtë stinor.