Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMENTI I KAPITENIT LEGJENDAR

Cana: Interi kampion, Juventusin kujdes!

Cana: Interi kampion, Juventusin kujdes!


18 September, 2021 @11:18

Kapiteni i paharrueshëm i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka folur për mediat lidhur me kampionatin italian që tashmë po hyn në xhiron e katërt të stinorit.

Edhe pse herët, ai ka dhënë parashikimin e tij të përgjithshëm, ndërsa ka thënë se Inter është favorit, pa harruar edhe Juventusin, për të cilin gjithmonë duhet pasur kujdes.

Interesant është fakti që Cana 38-vjeç i ka dhënë gjasa të barabarta tri pozitave tjera, ku luftojnë ish-ekipi i tij Lazio, Roma dhe Napoli.

“Inter për mua mbetet favorit për të fituar titullin. Përkundër se kanë humbur Lukakun, ata kanë Dzekon me shumë përvojë. Largimi i Hakimit, mbulohet lehtë nga trajneri Inzaghi, që luan modelin e lojës së Antonio Contes dhe kjo ka avantazh. Mos të harrojmë edhe Juventusin, pasi që ata nuk dorëzohen lehtë asnjëherë. E tutje, lufta do të jetë e barabartë mes Romës së Mourinhos, Lazios së Sarrit dhe Napolit të Spalettit,” është cituar të ketë thënë Cana, që në karrierën e tij ka luajtur në tri nga TOP 5 ligat evropiane të futbollit: Ligue 1, Premier League dhe Serie A.



i:

citati: panoramasport

 
Të gjitha lajmet nga Serie A