LORIK CANA
Cana largohet zyrtarisht nga Nantes
25 August, 2016 @17:31
Skuadra franceze, Nantes, ka zyrtarizuar largimin e Lorik Canës nga skuadra.
Futbollisti kuqezi ka zgjedhur ta përfundojë kontratën me skuadrën verdhë-gjelbër, megjithëse ajo ka pasur afat edhe për një vit.
Cana ishte bashkuar me Nantes-in në fillim të stinorit të kaluar, duke u transferuar nga Lazio.
[OFFICIEL] Lorik Cana quitte le #FCNantes. Merci pour tout et bonne continuation @lorikcana https://t.co/RtanO11Oyr pic.twitter.com/utb7kRVmck
— FC Nantes (@FCNantes) August 25, 2016