PËRFAQËSUESJA
Valon Berisha, PO Kosovës
25 August, 2016 @15:58
Përfaqësuesi i deritashëm i Norvegjisë, Valon Berisha, i ka thënë PO Kosovës ka bërë të ditur pak më parë zyrtari i FFK-së, Bajram Shala, përmes një postimi në Facebook.
Valoni luan për Salzburgun në Austri dhe ka qenë pjesë e rregullt e përfaqësueses norvegjeze.
Valon Berisha deri më tani ka pasur 20 paraqitje me ekipin e parë të Norvegjisë, ndërsa ka pasur edhe paraqitje të shumta me grupmoshat e reja të kësaj përfaqësueseje.
23 vjeçari që luan në qendër të mesfushës ditë më parë ishte përfshirë edhe në listën e publikuar nga selektori i Norvegjisë për ndeshjet e shtatorit, së bashku me vëllaun e tij të vogël, Vetonin.