BASTORET
Finlanda favorite ndaj Kosovës
25 August, 2016 @15:42
Para përballjes së parë të Kosovës në kualifikime për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, bastoret e ndryshme botërore kanë vendosur Finlandën si favorite të madhe për këtë duel.
Finlandës koeficienti për fitore i sillet prej 1.33 - 1.44 varësisht nga bastorja, ndërsa barazimi ka marrë kuota prej 4.00 - 5.00.
Në anën tjetër, fitorja e Kosovës do të mund të ‘pasuronte’ dikë, pasi që ka kuotë prej 6.50 - 8.00.
Kosova ndeshet me Finlandën më 5 shtator në ora 20e45, ndërsa kjo do të jetë ndeshja e parë dhe historike për vendin në ndeshje zyrtare kualifikuese për një Botëror.