ALBAN BUSHI
200% në fushë, në rrugë drejt Rusisë
25 August, 2016 @8:42
Menaxheri i të gjitha ekipeve të kombëtares shqiptare, Alban Bushi, në një prononcim për Panorama Sport ndër të tjera ka bërë të ditur se kuqezinjtë do të duhet të japin 200% nga vetja, për në rrugë drejt Rusisë.
“Më parë ekipet rivale na kanë nënvlerësuar. Tash është situatë ndryshe, Spanja dhe Italia nuk do të na nënvlerësojnë si Danimarka e Portugalia në ciklin e kaluar eliminator. Prandaj ne do të duhet të japim 200% nga vetja për të arritur ndeshje pas ndeshjeje në Rusi,” ka thënë Bushi.
Shqipëria është në Grupin F kualifikues për “Rusia 2018” ndërsa në grup ka kampionë botëror e europian si Spanja e Italia. Vetëm vendi i parë shkon direkt në Botëror, i dyti duhet të gjejë rrugë përmes PlayOffit.