PARA KUALIFIKIMEVE
Synimi i De Biasit drejt “Rusia 2018”
25 August, 2016 @8:34
Në një bisedë me Football Magazine të botimit italian, përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka bërë të ditur se kuqezinjtë do të synojnë dy vendet e para në Grupin G kualifikues drejt “Rusia 2018”.
“Asnjëherë në jetë nuk duhet të përjashtohen mundësitë. Ne kemi në grup Spanjën dhe Italinë, por të mos nënvlerësojmë edhe Izraelin, që është ekip i rrezikshëm,” ka thënë fillimisht De Biasi duke folur për magazinën në fjalë.
“Do të përgatitemi mirë dhe të provojmë me të gjitha forcat tona, pasi që vetëm një skuadër nga grupi shkon direkt në botëror, e i dyti duhet ta kërkojë atë përmes ‘playoffit’. Ne do të përpiqemi që të arrijmë njërën nga këto dy pozita,” ka shtuar italiani.
Shqipëria e nis ciklin kualifikues me përballjen ndaj IRJ-Maqedonisë më 5 shtator në Shkodër.