LISTA
Maqedonia me 5 shqiptarë kundër Shqipërisë
24 August, 2016 @16:24
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angelovski, ka ftuar pesë futbollistë shqiptarë për ndeshjen kundër Shqipërisë, që do të zhvillohet më 5 shtator në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, Rusia 2018.
Në listën e Angelovskit janë përfshirë Leonard Zhuta, Agim Ibraimi, Ezgjan Alioski dhe dyshja në formë e Shkëndijës, Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi.
Në listë gjithsej janë 18 lojtarë të ftuar, ndërsa Shkëndija me tre futbollistë është bërë skuadra me më së shumti futbollistë që janë ftuar nga përfaqësuesja e Maqedonisë.