SHPALLIN LISTËN
Finlanda shpall listën kundër Kosovës, mungojnë Hetemaj, Zeneli…
24 August, 2016 @13:06
Përzgjedhësi i Finlandës, Hans Backe, ka shpallë listën e lojtarëve të ftuar për miqësore ndaj Gjermanisë dhe kualifikuese për “Rusia 2018” ndaj Kosovës.
Në listë nuk janë përfshirë asnjëri nga lojtarët me origjinë shqiptare, si Përparim Hetemaj, pastaj Erfan Zeneli, Berat Sadik, që do të thotë se ata do të mund të jenë në shqyrtim për ardhje te Kosova.
PËRPARIM HETEMAJ, CHIEVO
Hetemaj është aktualisht 29 vjeç dhe është lojtar i rregullt i reprezentacionit të Finlandës dhe Chievos në Serie A. Ai deri më tani ka 44 paraqitje dhe 4 gola për Finlandën. Ai ka qenë i rregullt në kualifikime për “Franca 2016”, duke qenë pjesë e ekipit për të gjitha ndeshjet kualifikuese ku ka kaluar 650 minuta në fushë. Përparimi është i lindur në Skenderaj.
Ndërkaq Erfan Zeneli dhe Berat Sadik kanë qenë më rrallë të ftuar se Hetemaj.
BERAT SADIK, KRYLYA SOVETOV
Sadik është nga Shkupi, ndërsa është ftuar 9 herë për reprezentacionin finlandez dhe ka shënuar një gol. Berati është 29 vjeç.
ERFAN ZENELI, INTER TURKU
Në moshë të njejtë është edhe Zeneli, i lindur në Kosovë. Ai ka pasur 5 paraqitje për Finlandën deri më tani, ndërsa nuk ka qenë i ftuar fare për kualifikime drejt “Franca 2016”.
DUELI FINLANDA-KOSOVA
Ndeshja Finlanda-Kosova zhvillohet në Turku të Finlandës, më 5 shtator në stadiumin Veritas.
Mëposhtë shikoni listën e të ftuarve të Backes.
LISTA E FINLANDËS:
Lukas Hradecky, Eintracht Frankfurt (GjER) Niki Mäenpää, Brighton & Hove Albion FC (ANG) Jesse Joronen, Fulham FC (ANG) Jere Uronen, KRC Genk (BEL) Kari Arkivuo, BK Häcken (FIN) Albin Granlund, IFK Mariehamn (FIN) Niklas Moisander, SV Werder Bremen (GjER) Juhani Ojala, - Paulus Arajuuri, KKS Lech Poznan (POL) Jukka Raitala, Sogndal IL (FIN) Janne Saksela, RoPS (FIN) Joni Kauko, Randers FC (FIN) Thomas Lam, Nottingham Forest FC (ANG) Robin Lod, Panathinaikos FC (GRE) Markus Halsti, FC Midtjylland (SUE) Roman Eremenko, PFC CSKA Moskva (RUS) Rasmus Schüller, BK Häcken (FIN) Kasper Hämäläinen, Legia Warszawa (POL) Alexander Ring, 1.FC Kaiserslautern (GjER) Teemu Pukki, Brøndby IF (DAN) Joel Pohjanpalo, Bayer 04 Leverkusen (GjER) Eero Markkanen, AIK (SUE) |