BESNIK HASI
Hasi fut ekipin polak pas 2 dekadave në Champions
24 August, 2016 @8:22
Me një barazim 1-1 mbrëmë, Besnik Hasi, i ka siguruar ekipit të tij Ligën e Kampionëve për herë të parë pas dy dekadave.
Legia, që këtë stinor po drejtohet nga trajneri gjakovar, ka eliminuar Dundalkun me rezultat të përgjithshëm 3-1, ndërsa Hasi ka marrë ovacione nga publiku i zjarrtë polak.
Legia për herë të fundit ka qenë në Ligë të Kampionëve në stinorin 1995/96 dhe 20 vjet pas, do të jetë përsëri aty, ndërsa kundërshtarët do t’i mësojë të premten pas shortit për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.