LIRIA
Korenica i gatshëm kundër Prishtinës
23 August, 2016 @18:22
Përforcimi i ri i skuadrës së Lirisë, Meriton Korenica, do të ketë rastin e debutimit me bardhezinjtë në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Prishtinës.
Sipas një njoftimi nga klubi prizrenas, Korenica ka marrur fletëlëshimin ndërkombëtar,me ç‘rast n uk i mbetet asnjë pengesë tjetër për ta veshur fanellën e Lirisë.
Futbollisti 18 vjeçar, më parë ka luajtur për ekipin e të rinjëve të Shkëndijës dhe së fundi për Metalurgun e Shkupit.
Liria ndeshjen me Prishtinën do ta zhvillojë të shtunën më 27 gusht në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.