TELASHE NË LEVERKUZEN
Nisin pa Chichariton
23 August, 2016 @14:37
Sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Javier Hernandez, shumë më i njohur si Chicharito është lënduar para fillimit të stinorit të ri të Bundesligës.
Sipas njoftimit të lëshuar nga faqja zyrtare e Bundesligës, thuhet që sulmuesi meksikan i ekipit në fjalë pritet të mungojë 2 javët e ardhshme për shkak të një lëndimi të vogël që e pësoi në stërvitjen e fundit të skuadrës.
Chicharito 28 vjeç ka qenë pjesë e Manchester Unitedit dhe Real Madridit më parë në ligat europiane.