VAZHDOJNË PËRFORCIMET
Hajvalia merr Bytyqin e Kastratin
23 August, 2016 @14:33
Hajvalia ka bërë të ditur tashmë edhe përforcimin e dytë dhe të tretë brenda ditës.
Valon Bytyqi, ish mbrojtës i Lirisë dhe Armend Kastrati, janë dy përforcimet e radhës te klubi i paralagjes së Prishtinës, që po kërkon këndelljen pas nismës së dobët të kampionatit.
Hajvalia nisi me humbje ndaj Ferizajit, 4-0. Xhiron që vjen ekipi që po drejtohet aktualisht nga Sunaj Keçi do të përballet me Drenicën.