DISCIPLINORJA
Gjilani e Feronikeli, në disciplinore pas xhiros së parë
24 August, 2016 @10:25
Komisioni i Garave të Superligës, në mbledhjen e parë pas xhiros së parë, ka regjistruar ndeshjet e xhiros së parë të Superligës me rezultatet e arritura në terren.
Në ndërkohë ka inicuar edhe procedurë disciplinore për skuadrat e Gjilanit dhe Feronikelit.
“Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, inçizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtar të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) tek Komisioni ka gjetur prova për Inicim të Procedurës Disiplinore:
1. Ndaj KF “Gjilani” (motivi- hudhje të bombollës dhe shishe te plastikes në brendi të fushes në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan me datë 21.08.2016 në mes të KF Gjilani- KF Trepça 89) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2. Ndaj KF “Feronikeli” (motivi- hudhja e gjësendeve në drejtim të zhveshtores mysafire dhe thyerja e xhamit të zhveshtores në ndeshjen e zhvilluar në Drenas me datë 20.08.2016 në mes të KF Feronikeli – KF Besa) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.” - ka shkruar njoftimi i FFK-së sot.
Gjilani dhe Feronikeli, janë të vetmet skuadra që kanë pësuar si vendase në xhiron e parë të Superligës.
Skuadrat në fjalë kanë të drejtë ankese në këtë Vendim të KD të FFK-së, tre ditë prej ditës së pranimit të Vendimit.