SHTESË E RE
Arbër Zeneli, lë Suedinë për Kosovën
24 August, 2016 @15:30
Mesfushori i lindur në Sater të Suedisë, Arbër Zeneli, është prurja e fundit e reprezentacionit të Kosovës në futboll.
Njoftimin e kanë dhënë mediat suedeze pak më parë, duke bërë të ditur se futbollisti 21 vjeç ka lënë Suedinë për të përfaqësuar Kosovën, tash e tutje.
Zeneli ka qenë pjesë e grupmoshave zinxhir të Suedisë, U-17 (7 paraqitje, 1 gol), U-19 (17 paraqitje, 5 gola) dhe U-21 (11 paraqitje, 1 gol), transmeton Borozani.com.
ORARI I KUALIFIKIMEVE TË KOSOVËS, NË RRUGË PËR “RUSIA 2018”
Ai ka bërë karrierë te Elfsborg, ku në vitin 2015 ka shënuar 11 gola për 46 ndeshje në të gjitha garat, kurse tash është pjesë e Heerenveenit në Eredivisie të Holandës.
Zeneli pritet të jetë shtesë e fuqishme në mesfushën ofanzive të Kosovës.
Kosova duelin e parë zyrtar kualifikues e zhvillon ndaj Finlandës, në Turku, më 5 shtator në ora 20e45.
Përndryshe, trajneri i Suedisë U-21, Hakan Erikson, ka bërë të ditur se përveç Zenelit, edhe lojtari me origjinë polake i reprezentacionit suedez, Pawel Cibicki, do të shkojë të përfaqësojë Poloninë.