SQAROHET BACKE
Trajneri i Finlandës: Kam biseduar me Hetemajn
24 August, 2016 @13:32
Në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes ndaj Gjermanisë dhe Kosovës, përzgjedhësi i Finlandës, Hans Backe, ka bërë të ditur se ka biseduar me Përparim Hetemajn para duelit ndaj Kosovës.
“Unë e kuptoj plotësisht atë. Të luash kundër Kosovës është shumë e vështirë për të. Ai ka thënë se nuk dëshiron të luaj kundër vendit të tij. Finlanda natyrisht që është shtëpi e tij. Situata është e vështirë, e respektoj vendimin e tij. Do të diskutojmë pas ndeshjes ndaj Kosovës, përsëri me të,” ka bërë të ditur Backe, transmeton Borozani.com, sot në konferencë për shtyp ku shpalosi listën e ekipit të Finlandës për ndeshjet e radhës.
ORARI DHE TABELA DREJT “RUSIA 2018”
Hetemaj luan për Chievon në Serie A dhe është lojtar i rregullt i përfaqësueses së Finlandës.
Mospranimi i tij për ndeshje ndaj Kosovës mund të ketë dy opcione: thjesht nuk dëshiron të luaj kundër vendit të tij, ose është duke e shqyrtuar mundësinë që të luaj për vendin e tij. Mediat finlandeze shkruajnë se ai do të kthehet për ndeshje tjera të përfaqësueses finlandeze dhe nuk do të jetë në opcion të trajnerit vetëm ndaj Kosovës.