EUROPA LEAGUE
Do ta respektojmë Partizanin
24 August, 2016 @20:29
Trajneri i skuadrës ruse, Krasnodar, Oleg Kononov, ka folur sot në konferencën për shtyp para ndeshjes me Partizanin.
Krasnodar dhe Partizani do të ndeshen në kuadër të ndeshjes së dytë të Play Offit në Europa League, ndërsa ekipi rus ka avantazh të madh, pasi ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat të thellë.
“E kam theksuar edhe pas takimit që zhvilluam në Rusi, skuadra e Partizanit luan fort dhe ushtron presion tek kundërshtari. Nuk mendojmë aspak që jemi të kualifikuar. Partizani është një skuadër që luan dhe të vë në vështirësi. Asgjë nuk është mbyllur deri në përfundim të takimit të nesërm. Ne kemi ardhur për të luajtur mirë dhe për të fituar, por gjithsesi do respektojmë kundështarin. Të gjithë lojtarë titullarë do zbresin nesër në fushë. Për mua është hera e parë që vij në Shqipëri. Kam përshtypje mjaft të mira nga vendi juaj , jeni një popull i dashur dhe i respektueshëm,” tha Kononov.
Ndeshja ndërmjet Partizanit dhe Krasnodarit do të luhet të enjtën në Elbasan Arena dhe do të fillojë nga ora 19:30.