SUPERKUPA
Kukësi historik, fiton në Superkupë
24 August, 2016 @21:56
Skuadra e Kukësit është fituese e Superkupës së Shqipërisë.
Ekipi nga Shqipëria veriore ka trumfuar në ndeshjen kundër kampionit aktual, Skënderbeut, të cilin e mposhti me rezultat 3-1.
Fituesi i Kupës kaloi në epërsi në minutën 21’ me golin e kroatit Matija Dvornekovic, ndërsa rezultati u barazua nëntë minuta më vonë nga japonezi Masato Fukui, i cili javë më parë ishte i huazuar pikërisht te Kukësi.
Epërsinë e kuksianëve e riktheu Izair Emini, derisa Pero Pejic i vulos rezultatin përfundimtar të takimit.
Për Kukësin ky është titulli i parë i Superkupës i fituar në historinë e tij.