JUVENTUS

Foto: Gazzetta Official
Pinsoglio: Cristiano, do të pres në fushë
11 July, 2021 @19:45
Është përfolur shumë nëpër media të ndryshme mbi atë nëse Cristiano Ronaldo do të qëndroj apo do të largohet nga, Juventusi.
Sulmuesi portugez muajin e kaluar kishte tërhequr veturat e tij luksoze nga Torino, ku u diskutua shumë për një transferim të mundshëm te ish-skuadra e tij, Real Madrid.
Por, portieri i tretë i Juventus, Carlo Pinsoglio ka lënë të kuptohet se Ronaldo mund të qëndroj tek skuadra e Juventus, ose të pakten kjo është një dëshirë e tij, pasi ai ka lëshuar një koment tek një foto e sulmuesit 37 vjeçar, duke shkruar: “Cristiano do të pres në fushë”.
Komenti i portierit të Juventus ka bërë që tifozët e Juventusit që të ‘ëndërrojnë’ për të vazhduar kontratën Ronaldo deri më 2024.