ROSSONERI
CAS rrënon vendimin e UEFA-së, kthehet Milan
20 July, 2018 @13:44
Tribunali i Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka rrënuar vendimin e UEFA-së për suspendimin e Milanit nga garat evropiane për këtë stinor.
Rossonerët u ndaluan që të marrin pjesë në gara ndërkombëtare këtë stinor për shkak të thyerjes së rregullit të Fair Playit Financiar.
Mirëpo, CAS sot ka vendosur që Milan do të ketë të drejtë për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare këtë stinor dhe për këtë Vendim të CAS-it thuhet të ketë qenë vendimtare veprimi i ndërrimit të pronësisë së Milanit.
Corriere della Sera ka raportuar se pronari i ri, amerikani Singer, ka garantuar mosshitjen e ekipit për së paku tre stinorë të radhës, që garanton më shumë stabilitet sesa ish pronari, kinezi Li.
Me këtë Vendim të CAS-it, do të thotë që Milan do të jetë pjesëmarrës në Europa Ligë 2018/19, ndërsa Fiorentina si zëvendësuese e paralajmëruar, nuk do të luajë në gara evropiane.