REAL

REUTERS/Heino Kalis
Casillas, tre muaj jashtë
24 January, 2013 @12:14
Kapiteni i përfaqësueses spanjolle dhe i Real Madridit, Iker Casillas, është goditur mbrëmë me Alvaro Arbeloan gjatë një dueli në ndeshje me Valencian.
Sot u bë e ditur nga faqja zyrtare madrilene se gardiani i portës së tyre do të mund të mungojë deri në tre muaj pasi që është vërtetuar se ka thyerje në dorën e majtë.
Real Madrid do të ndeshet me Manchester Unitedin në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve muajin tjetër. Ndërsa mbrëmë me barazim 1-1 ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit në Spanjë.