BALLBOY

REUTERS/Rebecca Naden
Hazard kërkon falje
24 January, 2013 @10:05
Mesfushori i ri belg, Eden Hazard, i cili u përjashtua nga ndeshja me karton të kuq, pas ndeshjes takoi djaloshin 17 vjeçar, Charlie Morgan, për t’i kërkuar falje për incidentin.
Charlie Morgan është djali i drejtorit të Swanseat, Martin Morgan.
“Djaloshi e mbuloi topin me trup dhe nuk ma jipte. Tentova ta godas topin për t’ia marrë dhe mendoj se e godita topin. Më vjen keq. Kërkoj falje. U takova me atë dhe të dy i kërkuam falje njëri-tjetrit. E tëra përfundoi më së mirë,” i ka thënë Hazard kanalit të klubit, Chelsea TV.
Për shkak të këtij incidenti Hazard u ndëshkua me karton të kuq. E Swansea që e mposhti Chelsean në ndeshjen e parë 0-2 si mysafir, pas barazimit pa gola në ndeshjen e kthimit të luajtur mbrëmë ka arritur për herë të parë në 100 vjet, një finale të madhe me emër.