Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Cavani do ta zëvendësojë Muriqin!

Cavani do ta zëvendësojë Muriqin!


13 April, 2020 @13:43

Klubi i Fenerbahçes me të përfunduar stinori i ndërprerë për shkak të pandemisë, planifikon të shfrytëzojë ofertat e ekipeve të interesuara ashtu që të përfitojë mirë nga sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Tottenham Hotspur dhe Lazio për momentin përfolen si ekipe më të interesuara për shërbimet e sulmuesit shtatëgjatë të Kosovës. E Fenerbahçe pret të inkasojë së paku 20 milionë euro nga transferi potencial i kosovarit.

Në anën tjetër e përditshmja sportive Fotomaç ka bërë të ditur se Edinson Cavani pritet të jetë zëvendësim i Muriqit në ekip, pasi që uruguajanit i përfundon kontrata këtë stinor me PSG-në dhe mund të vjen në Stamboll si lojtar i lirë.


 
Të gjitha lajmet nga International