KOMUNIKIM
Çdo klub i Superligës, 15 mijë euro
19 July, 2016 @16:57
Përmes një komunikimi zyrtar për media, Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë publike vendimet që u morrën pas diskutimit në lidhje me shpërndarjen e mjeteve financiare nga të drejtat vendore televizive.
Me kompaninë ‘Digitalb’ që ka fituar të drejtën e transmetimit të Superligës së Kosovës sezonin e ardhshëm pas ofertës së dhënë në vlerën e 150 mijë eurove, kryetari Vokrri me miratimin e përfaqësuesve nga klubet e Superligës vendosi që kjo shumë të shpërndahet në mënyrë të barabartë tek të gjitha klubet e Superligës. Më pas u vendos që nga Federata të shtohen edhe 30 mijë euro të tjera, në mënyrë që secili klub të mund të merrte nga 15 mijë euro si shumë fikse.
Po ashtu, FFK premtoi që edhe pas gjetjes së sponzorit të Superligës, i cili nuk është zgjedhur ende, klubet do të përfitojnë edhe më tepër, ndërsa edhe nga UEFA do të kërkohet mbështetje financiare.
Foto nga mbledhja e FFK-së dhe e përfaqësuesve të klubeve të Superligës: