CHAMPIONS LEAGUE
Partizani arrin në Budapest
19 July, 2016 @16:27
Skuadra e Partizanit ka arritur në kryeqytetin hungarez, Budapest, ku do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit në kuadër të rrethit të dytë të kualifikime për Ligën e Kampionëve, ndaj skuadrën Ferencvarosi.
Të kuqtë janë akomoduar në hotel dhe tashmë janë në pritje të ndeshjes vendimtare që do të përcaktojë nëse skuadra e Partizanit do t’i vazhdojë garat europiane.
Kjo ndeshje do të luhet të mërkurën më 20 korrik nga ora 19:30 në stadiumin Groupama Arena të Budapestit.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Elbasan kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.