PËRFAQËSUESJA
Ukraina e pasigurt, me Kosovën në Turqi
18 July, 2016 @16:18
Në prag të fillimit të kualifikimeve për Botërorin “Rusi 2018”, Federata e Futbollit të Ukrainës po vazhdon të ketë probleme në sigurimin e dy stadiumeve, përfshirë këtu një alternativ, për t’i zhvilluar ndeshjet e Kombëtares së Ukrainës.
Ukraina bën pjesë në të njëjtin grup me Kosovën, ndërsa për shkak se Ukraina nuk e ka pranuar shtetin e Kosovës, qeveria e Ukrainës ende nuk ka vendosur nëse do ta lejojë hyrjen e Kosovës në shtetin e tyre. Kjo ka krijuar pikëpyetje se ku do të zhvillohet ndeshja, shkruan Koha Ditore.
Sipas rapoteve, kryetari i Federatës së Futbollit të Ukrainës po pret përgjigje nga qeveria. Nëse kjo e fundit nuk lejon hyrjen e Kosovës në Ukrainë, ndeshja sipas të gjitha gjasave do të luhet në Turqi.
Ndeshja zhvillohet më datën 9 tetor.