EL MUNDO DEPORTIVO
Barçës nuk i duhet Mahrez
18 July, 2016 @10:08
E përditshmja spanjolle e afërt me klubin katalonas, El Mundo Deportivo, insiston se Barcelona nuk e dëshiron fare mesfushorin algjerian të Leicester Cityt, Riyad Mahrez.
Tre-katër ditë më parë, mediat franceze dhe ato angleze kanë shkruar se Mahrez nuk ka vazhduar kontratën me kampionin e Anglisë, pasi që Barcelona, bashkë me disa ekipe tjera është e interesuar për shërbimet e tij.
Mirëpo, El Mundo ka shkruar sot se burimet e saja brenda Camp Nout kanë bërë të ditur qartë se Mahrez ‘teknikisht’ nuk është i nevojshëm për kampionin e Spanjës.