E KAP RADARI
Lëvizja e radhës, Mustafi
17 July, 2016 @16:43
Ekipi londinez, Chelsea, ka kthyer radarët kah qendërmbrojtësi me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, ka bërë të ditur The Mirror sot.
Sipas njoftimit, mosardhja e Leonardo Bonuccit për në Londër ka bërë që drejtuesit e skuadrës të kërkojnë diku tjetër qendërmbrojtës dhe për këtë, zgjidhja Mustafi ka qenë më e arsyeshme.
Mustafi 24 vjeç që luan për reprezentacionin gjerman, mund t’i kushtojë Chelseat përreth 25 milionë funta, sa do të duhej t’i paguajë ekipi nga Stamford Bridge, Valencias, ekipit aktual të djaloshit nga Gostivari.