SULMUESI KUQEZI
Sadiku në formë, bie në sy të Gladbachut
16 July, 2016 @12:59
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka nisur shkëlqyeshëm përgatitjet për stinorin e ri me ekipin e tij, Zurich.
Ai ka qenë protagonist te goli i barazimit në fitoren e skuadërs së tij ndaj Borussia Monchengladbachut, ndërsa ka qenë në fushë për 73 minuta në këtë miqësore.
Mesfushori tjetër i Zurichut, Burim Kukeli, nuk ka luajtur asnjë minutë në këtë ndeshje, derisa Monchengladbach ka shfaqur interesim për Sadikun luftëtar, që u dallua me paraqitjet e tij në “Franca 2016” për kuqezinjtë, ku edhe shënoi golin e vetëm dhe historik për Shqipërinë.