MEDIA
Kante pranë Chelseat
15 July, 2016 @15:41
Me të filluar punën me skuadrën e Chelseat, Antonio Conte është hedhur në sulm për ta përforcuar skuadrën.
Pas sulmuesit Batshuayi, transferimi i radhës i Contes tek Chelsea pritet të jetë mesfushori i Leicester Cityt, N’Golo Kante. Mediat më të mëdha britanike dhe botërore raportojnë që marrëveshja mes Chelseat dhe lojtarit veç është arritur, me shumën e transferimit që pritet të jetë 29 milionë funte.
Kante ishte një nga lojtarët më të mirë të Leicesterit sezonin e kaluar, ndërsa ai zhvilloi paraqitje të mira edhe me Kombëtaren Franceze në EURO2016.
Asgjë zyrtare nuk ka ndodhur ende dhe se a do të mbyllet me sukses ky transferim i Chelseat, mbetet të shihet.