MEDIA
Futbollisti shqiptar drejt Japonisë?
15 July, 2016 @21:42
Mesfushori ofansiv që aktualisht është pjesë e skuadrës belge Lokeren, Besart Abdurahimi, është shumë pranë kalimit te skuadra japoneze, Cerezo Osaka.
Abdurahimi, 25 vjeçar, së fundi ka luajtur në Kazakistan te skuadra, Astana, tek e cila ishte i huazuar nga skuadra e Lokerenit.
Ai me Lokerenin ka kontratë deri në qershor të vitit 2017, ndërsa pikërisht mediat belge janë ato të cilat spekuluar për transferimin e Abdurahimit në Cerezo Osaka, ku thuhet se futbollisti do të transferohet në formë të huazimit për gjashtë muaj, me mundësi të blerjes më pas.
Abdurahimi ka nënshtetësi maqedonase dhe ka qenë 12 herë reprezentues i përfaqësueses të këtij vendi.