TRANSFER
Përparim Islami te Trepça ‘89
16 July, 2016 @20:31
Futbollisti i deridjeshëm i Prishtinës, Përparim Islami, ka nënshkruar kontratë me skuadrën mitrovicase, Trepç ‘89, për të qenë pjesë e kësaj skuadre në stinorin e ri.
Mbrojtësi 23 vjeçar stinorin e fundit ka luajtur 21 ndeshje me Prishtinën në Superligë, ndërsa prej tyre 16 herë ka qenë titullar.
Islami, është përforcimi i tretë i Trepçës ‘89 për këtë afat kalimtar, pas Edon Pasomës dhe Ilir Izmakut.